VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZBARDHET IDENTITETI I PASAGJERËVE ME PASAPORTË TË VJEDHUR

                                                                                      

E Enjte, 01.23.2025, 03:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
ZBARDHET IDENTITETI I PASAGJERËVE ME PASAPORTË TË VJEDHUR

E Martë, 03.11.2014, 07:08pm (GMT+1)


Interpoli dhe policia malajziane thonë dy pasagjerët që përdorën pasaportat  e vjedhura për të hyrë në bordin e avionit të zhdukur, nuk duket se kanë lidhje me terrorizmin.                                                               

Sekreari i Përgjithshëm i Interpolit, Donald Noble, thotë se zhdukja e aeroplanit malajzian nuk duket se ka lidhje me terorizmin. Ai thotë se informacioni i ri mbi dy burrat iranianë që përdorën pasaportat e vjedhura për të hyrë në bordin e aeroplanit, i zvogëlon mundësitë e zhdukjes së aeroplanit si rezultat i terrorizmit.
Interpoli ka publikuar fotot e dy të rinjëve që hypin në aeroplan në të njëjtën kohë. Ata janë identifikuar si Pouri Nourmohammadi 19 vjeçar dhe Delavar Seyedmohammmaderza, 29 vjeç.
Inspektori i policisë, Gjenerali Khalid Tan Sri tha se 19 vjeçari iranian, i identifikuar si Pouria Nour Mohammad Mehrdad, mesa duket po përpiqej të imigronte drejt Gjermanisë.          
 
"Kemi identifikuar njërin prej tyre. Ai është një 19 vjeçar iranian. Kemi zhvilluar hetime rreth tij dhe kemi kontaktuar organe të tjera ndërkombëtare të rendit lidhur me profilin e tij dhe besojmë se nuk ka të ngjarë të jetë pjesë e ndonjë grupi terrorist. Besojmë se ai po përpiqej të imigronte drejt Gjermanisë."   
 
Identiteti i burrit tjetër ende po hetohet. Por gjetjet e fundit zvogëlojnë mundësitë se ata po bashkëpunonin si pjesë e një komploti terrorist.
 
Nuk është gjetur asnjë gjurmë që kur aeroplanit Boeing 777 u zhduk nga radarët të shtunën, rreth një orë pas nisja nga Kuala Lumpur, pa lëshuar asnjë sinjala emergjence.
Kërkimet u zgjeruan të martën ndërkohë që të afërmit e 239 udhëtarëve në bordin e aeroplanit po përgatiten të përballen me lajmin  e hidhur.
 
"Ku gjendet ky aeroplan? Çfarë përpjekjesh po bëhen për gjetjen e mbetjeve nga aeroplani? Po nëse aeropani është rrëmbyer, si do ta trajtojnë këtë situatë? Mendoj se të gjithë të afërmit kanë po këto pyetje. E di që po bëjnë ç'mos për gjetjen e aeroplanit dhe jemi mirënjohës për përpjekjet", thotë zonja Wang që ka të afërm në avionin e zhdukur.

Rreth dy të treat e pasagjerëve janë shtetas kinez dhe pjesa tjetër nga vende të tjera aziatike, nga Evropa dhe Amerika e Veriut.
 
Dhjetëra anije dhe aeroplanë që po kryejnë kërkime nuk kanë arritur të gjejnë asgjë, pas njoftimeve të mëparshme për mbetje të mundëshme apo gjurmë nafte në det.
 
Zona e kërkimit është zgjeruar në një rreze prej 185 kilometrash nga vendi ku aeroplani u zhduk dhe përtej rrugës që pritej të bënte.
 
Zyrtarët malajzianë po shqyrtojnë një numër skenarësh të mundëshëm që mund të kenë çuar në zhdukjen e aeroplanit që shkonte për në Pekin. Mes skenarëve të mundëshëm përfshihen shpërthimi, rrëmbimi, gabimi i pilotit apo defekti mekanik.

Boeingu 777 është një aeroplan i njohur për historinë pa aksidente. Incidenti i fundit i këtij modeli ishte në vitin 2013 në aeroportin e San Franciscos me një fluturim të linjës Asiana. Tre njerëz humbën jetën. Për këtë incident dyshohet se piloti kishte gabur në uljen e aeroplanit.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
YANUKOVICH - JAM ENDE PRESIDENT I UKRAINËS, FAJËSON KUNDËRSHTARËT E TIJ PËR KRIMENË (03.11.2014)
MEKSIKË - VRITET NJË PREJ TRAFIKANTËVE KRYESORË TË DROGËS (03.11.2014)
ÇIFTI CLINTON - I RËNDËSISHËM PËR ZGJEDHJET E 2014-s (03.10.2014)
SHBA - PËRKUJTOHEN 7 VJET TË ZHDUKJES SË AGJENTIT NË IRAN (03.09.2014)
TURQI - LIROHET NGA BURGU ISH SHEFI I USHTRISË (03.08.2014)
NEWMARK - PUTIN SI SADAM HYSEINNewmark: Dërgimi i trupave ushtarake në Ukrainë nga Putin nuk dallon nga aksioni i ish diktatorit të Irakut kur pushtoi Kuvajtin  (03.07.2014)
SERGEI HRUSHOV FLET MBI KRIMENË (03.07.2014)
OSLO - 278 NOMINIME PËR ÇMIMIN NOBLE PËR PAQE (03.05.2014)
SHBA - MCCAIN E KRITIKON OBAMËN LIDHUR ME PUTININ (03.05.2014)
DUELI CLINTON-BUSHAmerika ka 320 milionë banorë. Si ka mundësi që përfundon gjithmonë me dy mbiemra në krye?Nga MAURINE DOWD, New York Times (03.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2025  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]