NJË AMERIKAN LIROHET PAS TRI DEKADASH SI I DËNUAR ME VDEKJE
E Enjte, 03.13.2014, 08:17am (GMT+1)
Një amerikan që vuante prej 3 dekadash dënimin me vdekje është tani i lirë.
Glenn Ford, i burgosuri me kohëzgjatjen më të madhe për dënimin me vdekje në shtetin e Luizianës, u lirua pasi prova të reja treguan se ai ishte i pafajshëm për një vrasje.
Një gjykatës në qytetin Shreveport urdhëroi që 64 vjeçari Ford të lirohej pasi prokurorët i dërguan një peticion gjykatës ku kërkonin shfuqizimin e dënimit të tij me vdekje.
Ford, një afrikano-amerikan ishte dënuar nga një juri e bardhë në vitin 1983 për vrasjen e një argjendari në Shreveport.
Por avokatët e Fordit thonë se prova të reja vërtetojnë pretendimin e tij se ai nuk ishte i pranishëm ose i përfshirë në vrasje.
Duke dale nga burgu të martën, Ford tha se ndjehej mire që ishte i lirë. I pyetur në se kishte pakënaqësi për burgosjen e tij të gabuar ai tha Po pasi më burgosën për gati 30 vjet për diçka që nuk e bëra unë. Ai tha se u fut në burg kur djemtë e tij ishin foshnje dhe tani ata janë burra me fëmijë.