VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AUSTRI - OLIGARKU UKRAINAS NË PRITJE TË EKSTRADIMIT NË SHBA

E Shtunë, 03.15.2014, 09:53am (GMT1)


Autoritetet e Austrisë thonë se oligarku ukrainas, Dmytro Firtash, 48 vjeçar, është në "arrest të ekstradimit", që është hapi i parë drejt ekstradimit të mundshëm në Shtetet e Bashkuara.

Një gjykatë në Vjenë ka njoftuar sot se Firtash e ka "paraqitur një apel kundër vendimit".

Sipas gjykatës, është caktuar një shumë prej 174 milionë dollarësh amerikanë, të cilën nëse ai e paguan, atëherë do të lirohej, por nuk do të mundej të largohej nga Austria.

Të mërkurën Firtash është arrestuar në Vjenë, sipas fletarrestit të Shteteve të Bashkuara. Autoritetet e Shteteve të Bashkuara e kërkojnë Dmytro Firtashin si të dyshuar për ryshfet dhe konsiparicon kriminal.

Firtash është njëri nga njerëzit më të pasur në Ukrainë dhe ka lidhje të afërta me Rusinë.

Ai e ka mbështetur presidentin e përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovich. (rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.