MILITANTËT THONË SE KA VDEKUR UDHËHEQËSI REBEL I ÇEÇENËVE DOKU UMAROV
E Mërkurë, 03.19.2014, 09:06am (GMT+1)
Një faqe e internetit e militantëve islamikë në një postim të bërë, ka njoftuar se udhëheqësi i rebelëve çeçen Doku Umarov "ka rënë martir".
Postimi në faqen Kavkaz Tsentr nuk ka dhënë më shumë hollësi se ku apo kur ka vdekur Umarov.
Raporte për vrasjen e tij ka pasur edhe gjatë vitit të kaluar por të njëjtat nuk janë konfirmuar asnjëherë dhe rebelët çeçenë në vazhdimësi kanë mohaur se prijësi i tyre është vrarë.
Ky postim është i pari i këtij lloji ku mbështetësit e Umarov e kanë raportuar zhdukjen e liderit të tyre.
Informacioni i postuar sot, është përqendruar në jetën e Umarov që nga viti 1994 kur Umarov "kishte shkuar për xhihad".
Umarov ka qenë përgjegjës për një seri sulmesh që kishin për cak qeverinë e Rusisë dhe aleatët e saj në rajonin e trazuar rus të Kaukazit verior. (rel)