YANUKOVICH - REFERENDUM KOMBËTAR PËR STATUSIN E RAJONEVE
E Shtunë, 03.29.2014, 09:46am (GMT+1)
Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovich, ka kërkuar nga Ukraina, që të mbajë referendum kombëtar për "statusin e secilit rajon në përbërje të Ukrainës".
Agjencia ruse e lajmeve ITAR-TASS thotë se sot e ka marrë një deklaratë nga zoti Yanukovich, me të cilën kërkohet ky referendum.
Prej se u largua nga Ukraina, Yanukovich gjendet në Rusi, ndërsa Moska e konsideron atë shef legjitim të shtetit të Ukrainës.
Viktor Yanukovich ka vlerësuar se liderët aktualë në Ukrainë janë jokushtetues dhe situatën në këtë vend e ka përshkruar si "anarki". (rel)