VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VITALI KLITSCHKO NUK DO TË GAROJË PËR PRESIDENT

E Djelë, 03.30.2014, 08:37am (GMT1)


Politikani ukrainas, Vitali Klitschko, ka thënë se ka vendosur të mos kandidojë në zgjedhjet e parakohshme presidenciale, që do të mbahen më 25 maj.

Duke iu adresuar kongresit të partisë së tij UDAR, Klitschko ka thënë se do të mbështesë kandidaturën e biznesmenit miliarder, Petro Poroshenko.

Parlamenti i Ukrainës ka thirrur zgjedhjet e parakohshme pas votimit për të përmbysur presidentin Viktor Yanukovych, në muajin shkurt.

Ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko, e cila ka qenë rivale politike e Yanukovychit, ka bërë po ashtu publike planet për të kandiduar për presidente.

Kandidatët kanë kohë deri më 4 prill për t'u regjistruar. (rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.