Udhëheqësi i komunitetit tatar të Krimesë ka thënë se do autonomi për pakicën autoktone myslimane të Gadishullit.
Refat Chubarov u është adresuar qindra delegatëve, të cilët janë mbledhur të shtunën për të diskutuar të ardhmen e tatarëve.
Chubarov ka kërkuar nga ta që të miratojnë "fillimin e procedurave politike dhe ligjore për krijimin e autonomisë territoriale dhe etnike të tatarëve".
Rusia ka aneksuar Krimenë këtë muaj, pasi banorët kanë votuar masovikisht për ndarje nga Ukraina.
Tatarët, në masë të madhe kanë bojkotuar, referendumin.