Fustani i shkurtër i zi, Chanel No 5, çanta e dorës me tegela apo kostumi Chanel. Këto veshje klasike i ka realizuar Coco Chanel. Inicialet e saj janë emblema të njërës prej markave me të njohura në botë.
Muzeu i Artit dhe Tregtisë në Hamburg i ka kushtuar mitit Chanel një
ekspozitë të posaçme. Kuratorja e kësaj ekspozite Angelika Riley mendon
se "ky mit ka tri burime: vetë Coco Chanel, punën e saj dhe Karl Lagerfeld-in, i cili drejton shtëpinë Chanel prej 30 vitesh."
Karl Lagerfeld në krye të shtëpisë së modës Chanel
Dhe këtë Karl Lagerfeld e bën me sukses të madh. Dora e Coco Chanel
është sërish e dukshme në të gjitha koleksionet e tij. "Karl Lagerfeld
sigurisht ka krijuar edhe mitin e tij. Por ai drejton shtëpinë e modës
në mënyrë që Chanel të mbetet e dallueshme por duke mbajtur njëkohësisht
edhe firmën e tij dhe duke u modernizuar." - thotë Angelika Riley.
Fillimet si rrobaqepëse dhe këngëtare
Coco Chanel në të vërtetë quhej Gabrielle Chanel. Në në moshën 12
vjeçare ajo përfundon në një jetimore dhe parate i fitonte fillimisht si
rrobaqepëse dhe këngëtare. Nga ky pozicion ajo luftoi për të shkuar më
lart. Një përrallë moderne, që u kthye edhe në një film Hollywood-i, me Audrey Tautou në rolin e Coco Chanel.
Audrey Tautou në rolin e Coco Chanel
Kudo ku shkonte Coco Chanel shfaqte mospëlqimin e saj për diktatin e
modës të fillimshekullit të 20-të. Ajo i urrente palat dhe korsete dhe
krijoi një modë të thjeshtë dhe andorgjene. Ajo u orientua nga moda dhe
veshjet e meshkujve, çka atëherë ishte diçka revolucionare, dhe krijoi
stilin e saj krejt të veçantë. Ajo përdorte copa të trasha dhe doli
kundër të gjithë rregullave të jetës së atëhershme.
Modë pa limite
Coco Chanel nuk donte korse as në trup e as në kokë. Ajo ishte me të
vërtetë një grua e fortë e guximshme për kohën e saj, donte të ishte e
lirë dhe këtë gjë duhet ta pranonin të gjithë. Ajo që atëhere ishte
revolucion, është sot për shumëkënd normale. Por gratë si atëhere dhe
sot jamë të lumtura, që mund të veshin rroba të rehatshme dhe i janë për
këtë mirënjohëse edhe Coco Chanel.
Moda e Coco Chanel nuk ka limite kohorë dhe është elegante edhe sot. Me
Chanel vishej si ikona e modës Jacky Kennedy, edhe të famshmet Rihanna, Victoria Beckham, apo aktorja Keira Knightley.
Pothuajse legjendare është xhaketa e shkurtër e zezë që ka krijuar
Chanel. "E bukura është që ajo mund të kombinohet me gjithçka. Si me
xhinse ashtu edhe me një T-Shirt. Dhe kjo është pika e fortë e
xhaketës." thotë Karl Lagerfeld. dw