| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
MITI COCO CHANEL Miti Chanel një prej personaliteteve magjepsëse të skenës së modës E Premte, 04.04.2014, 07:02pm (GMT1) Fustani i shkurtër i zi, Chanel No 5, çanta e dorës me tegela apo kostumi Chanel. Këto veshje klasike i ka realizuar Coco Chanel. Inicialet e saj janë emblema të njërës prej markave me të njohura në botë. Muzeu i Artit dhe Tregtisë në Hamburg i ka kushtuar mitit Chanel një ekspozitë të posaçme. Kuratorja e kësaj ekspozite Angelika Riley mendon se "ky mit ka tri burime: vetë Coco Chanel, punën e saj dhe Karl Lagerfeld-in, i cili drejton shtëpinë Chanel prej 30 vitesh." Dhe këtë Karl Lagerfeld e bën me sukses të madh. Dora e Coco Chanel është sërish e dukshme në të gjitha koleksionet e tij. "Karl Lagerfeld sigurisht ka krijuar edhe mitin e tij. Por ai drejton shtëpinë e modës në mënyrë që Chanel të mbetet e dallueshme por duke mbajtur njëkohësisht edhe firmën e tij dhe duke u modernizuar." - thotë Angelika Riley. Fillimet si rrobaqepëse dhe këngëtare Coco Chanel në të vërtetë quhej Gabrielle Chanel. Në në moshën 12 vjeçare ajo përfundon në një jetimore dhe parate i fitonte fillimisht si rrobaqepëse dhe këngëtare. Nga ky pozicion ajo luftoi për të shkuar më lart. Një përrallë moderne, që u kthye edhe në një film Hollywood-i, me Audrey Tautou në rolin e Coco Chanel. Kudo ku shkonte Coco Chanel shfaqte mospëlqimin e saj për diktatin e modës të fillimshekullit të 20-të. Ajo i urrente palat dhe korsete dhe krijoi një modë të thjeshtë dhe andorgjene. Ajo u orientua nga moda dhe veshjet e meshkujve, çka atëherë ishte diçka revolucionare, dhe krijoi stilin e saj krejt të veçantë. Ajo përdorte copa të trasha dhe doli kundër të gjithë rregullave të jetës së atëhershme. Modë pa limite Coco Chanel nuk donte korse as në trup e as në kokë. Ajo ishte me të vërtetë një grua e fortë e guximshme për kohën e saj, donte të ishte e lirë dhe këtë gjë duhet ta pranonin të gjithë. Ajo që atëhere ishte revolucion, është sot për shumëkënd normale. Por gratë si atëhere dhe sot jamë të lumtura, që mund të veshin rroba të rehatshme dhe i janë për këtë mirënjohëse edhe Coco Chanel.
Moda e Coco Chanel nuk ka limite kohorë dhe është elegante edhe sot. Me
Chanel vishej si ikona e modës Jacky Kennedy, edhe të famshmet Rihanna, Victoria Beckham, apo aktorja Keira Knightley. www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||