VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
JEP DORËHEQJEN KRYEMINISTRI KOREANOJUGOR E Djelë, 04.27.2014, 07:35am (GMT1) ![]() Kryeministri i Koresë së Jugut Chung Hong-won njoftoi dorëheqjen, pas revoltimin publik lidhur me përgjigjen e qeverisë ndaj tragjedisë së mbytjes së tragetit më 16 prill nga i cili gjetën vdekjen ose figurojnë të humbur mbi 300 vetë. Zoti Chung njoftoi dorëheqjen në një fjalim të shkurtër sot. Ai tha se mbajtja e postit është një barrë tepër e madhe për administratën. Megjithatë, dorëheqja duhet të miratohet nga Presidentja Park Geun-hyen para se të hyjë në fuqi. Zonja Park, e cila ka fuqinë kryesore në qeveri, ende nuk ka marrë vendim. Trageti Sewol kishte qindra studentë dhe mësues që po bënin një ekskursion për në ishullin Jeju, kur u përmbys. Aksidenti tronditi dhe zemëroi koreano-jugorët, dhe zgjoi kritika të forta ndaj ekuipazhit për braktisjen e anijes para se të evakuoheshin pasagjerësh.za www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |