VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ULSTER - POLICIA MERR NË PYETJE GERRY ADAMSIN NË NJË PREJ ÇËSHTJEVE TË IRA-s E Premte, 05.02.2014, 09:39am (GMT1) LONDËR, 2 maj /ATSH-AFP/ Irlanda e Veriut po përjeton një nga episodet më të dhimbshme të tridhjetë viteve të konfliktit ndërsektar, me arrestimin e liderit republikan, Gery Adams në hetim për ekzekutimin nga ana e IRA-s të një informatore të dyshuar e ushtrisë britanike, në 1972. Politikanët në Londër, Belfast dhe Dublin po tregohen të matur në lidhje me këtë çështje që implikon një artizan të marrëveshjes së paqes nënshkruar në provincë në 1998, sot deputet, dhe Jean McConville, një prej 3 mijë viktimave më emblematike të "trazirave", referencë e turpshme e zakonshme në një prej konflikteve më të ashpra të kohëve të fundit në Evropë. "Nuk kishte absolutisht asnjë ndërhyrje politike rreth arrestimit, u shpreh dje kryeministri David Cameron. Por Martin McGuinness, ish-komandant i IRA-s, sot zëvendëskryeministër i Ulsterit, vlerëson se arrestimi tre javë nga zgjedhjet lokale përbënte një tentativë të qëllimshme për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Qëndrimi zyrtar shpreh gjithashtu shqetësimin për të mos komplikuar normalizimin e penguar nga radikalët në Ulster, ku mbështetësit katolikë janë pro bashkimit të Ulsterit me republikën e Irlandës, ose protestantët të vendosur të garantojnë mbështetjen e tyre në gjirin e kurorës. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |