VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NEW YORK TIMES PUSHON PAPRITUR REDAKTOREN EKZEKUTIVE JILL ABRAMSON
E zëvendëson Dean Baquet, afrikanoamerikani i parë në këtë detyrë

E Enjte, 05.15.2014, 04:49pm (GMT1)


Gazeta The New York Times pushoi papritur nga puna redaktoren e saj ekzekutive Jill Abramson.
 
Gazeta njoftoi dje pasdite se funksionet e saj do t'i kryejë redaktori përgjegjës Dean Baquet.  
 
Jill Abramson ishte gruaja e parë në postin e redaktores ekzekutive për The New York Times-in.  Njoftimi për largimin e saj u prit me tronditje nga zyra e lajmeve.
 
Botuesi i gazetës Arthur Sulzberger, Jr. tha se largimi kishte të bënte me "një çështje të menaxhimit të zyrës së lajmeve".
 
Zëvendësuesi i saj, zoti Baquet, është afrikano-amerikani i parë që merr detyrën e redaktorit ekzekutiv të gazetës The New York  Times'.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.