Senati amerikan miratoi kandidatin e emëruar nga Presidenti Barak Obama për ambasador në Rusi.
John Tefft, diplomat karriere i specializuar për Evropën Lindore, u miratua njëzëri mbrëmë, duke plotësuar një vend që kishte mbetur i zbrazët që nga muaji shkurt.
Miratimi i tij vjen si shenjë e një bashkëpunimi të pazakontë dypartiak në Senat, ndërkohë që republikanët kanë bllokuar konfirmimin e disa kandidaturave të tjera të ambasadorëve.
Marrëdhëniet amerikano-ruse janë në pikën më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë, për shkak të asaj që Uashingtoni e sheh si ndërhyrje të Moskës në Ukrainë dhe aneksimit prej saj të Krimesë.