VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SENATI MIRATON JOHN TEFFT PËR AMBASADOR NË RUSI E Shtunë, 08.02.2014, 08:43am (GMT1) ![]() Senati amerikan miratoi kandidatin e emëruar nga Presidenti Barak Obama për ambasador në Rusi. John Tefft, diplomat karriere i specializuar për Evropën Lindore, u miratua njëzëri mbrëmë, duke plotësuar një vend që kishte mbetur i zbrazët që nga muaji shkurt. Miratimi i tij vjen si shenjë e një bashkëpunimi të pazakontë dypartiak në Senat, ndërkohë që republikanët kanë bllokuar konfirmimin e disa kandidaturave të tjera të ambasadorëve. Marrëdhëniet amerikano-ruse janë në pikën më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë, për shkak të asaj që Uashingtoni e sheh si ndërhyrje të Moskës në Ukrainë dhe aneksimit prej saj të Krimesë. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |