Kryeministri i Izraelit, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar Izraelin se me qëllim po i vret palestinezët dhe u ka tërhequr vërejtjen izraelitëve se do "të mbyten në gjakun, që ata e kanë derdhur".
Këto komente ai i bëri mbrëmë gjatë një takimi parazgjedhor para mbështetësve të tij në Stamboll.
Brenda 6 ditësh në Turqi do të mbahet rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.
Zoti Erdogan tha se "sikur Hitleri, i cili ka synuar krijimin e një race, që është e pagabueshme, Izraeli po e ndjek të njejtin cak".
Kryeministri aktual Erdogan, i cili është kandidat presidencial, poashtu i ka kritikuar mediat ndërkombëtare për injorimin e vrasjes së gazetarëve gjatë ofensivës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës dhe për sulmin në ndërtesën ku gjendet zyra e Agjencisë Anadollia në Rripin e Gazës.