VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PELE MARTOHET PËR HERË TË TRETË NË MOSHËN 73 VJEÇARE

E Hënë, 08.18.2014, 02:02pm (GMT1)


BRAZIL - Lojtari legjendar brazilian i futbollit Pele, i cili u bë kampion i botës në vitin 1958, 1962 dhe në vitin 1970, ka rënë përsëri në dashuri, dhe si një njeri i ndershëm, ai ka vendosur të martohet, për herë të tretë!

Marcia Sibel Aoki quhet fatlumja japoneze, e cila është 48 vjeç, dhe pritet që së shpejti të martohet me brazilianin tashmë 73 vjeçar.

Edhe pse e ka pohuar dasmën, datën e saj çifti e ka mbajtur sekret, por ka konfirmuar se pas ceremonisë, plani i tyre është që të stabilizohen në Sao Paulo.

Duhet të theksohet se ylli i futbollit nga dy martesat e mëparshme ka pesë fëmijë.

Edson Arantes do Nascimento, i njohur më mirë si Pele, më 21 tetor 2013 ka mbushur plot 73 vjeç. Ai është tre herë kampion bote. Në gjysmën e dytë të viteve 1990, Pele u zgjodh si Ministri i Rinisë, Sporteve dhe Turizmit të Brazilit. Ai është i njohur si aktor, TV komentator, biznesmen, autor dhe interpretues i këngëve të tij.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.