KREU I VULLNETARËVE RUSË NË UKRAINË - GATI PËR KOSOVË NËSE NA THËRRASIN
E Martë, 10.28.2014, 06:25pm (GMT+1)
Mijëra rusë janë të gatshëm të vijnë të luftojnë në Kosovë, thotë komandanti i çetnikëve serbë, Bratislav Zhivkoviç, i cili kohëve të fundit është kthyer në Serbi nga konfliktet në Ukrainë ku me çetnikë të tjerë ka luftuar përkrahë separatistëve pro rusë.
Komandanti i çetnikëve në një intervistë për gazetën serbe "Pravda", ka folur edhe për Kosovën, raporton portali kosovar lajmi.net.
Ai ka thënë se rusët janë të gatshëm të vijnë të luftojnë përkrahë serbëve për të rikthyer Kosovën.
"Ata vetëm presin thirrjen tonë. Me padurim janë duke pritur thirrjen për të ardhur në Serbi", ka thënë kryeçetniku Zhivkoviç.
Sipas tij, rusët thonë se, "pas vuajtjeve të popullit rus në Ukrainë, shumë më mirë e kuptojnë se çfarë ka ndodhur dhe po ndodhë me serbët në Kosovë, dhe atyre u vjen keq që nuk kanë ofruar ndihmë atëherë kur ka qenë më shumë e nevojshme".