| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
DY TË ARRESTUAR PËR ZHDUKJEN E MISS HONDURAS E Mërkurë, 11.19.2014, 12:28pm (GMT1) ![]() Maria Jose Alvarado, Miss Honduras 2014 Policia e Hondurasit, ka njoftuar se me 18 nëntor, ka arrestuar dy persona (meshkuj), të dyshuar për zhdukjen e Maria Jose Alvarado, e shpërblyer me titullin, Miss Honduras 2014. Alvarado, është zhdukur vetëm disa ditë para se të niset për në Londër, ku do të merrte pjesë në Miss Bota. Ajo dhe motra e saj, janë shpallur të zhdukura nga 13 nëntori, kur për herë të fundit janë parë duke u larguar nga një festë, me një makinë pa targa. Zëdhënësi i policisë, Jose Coello, ka bërë të ditur se zyrtarët kanë marrë në pyetje Plutarco Ruiz, i dashuri i motrës së Alvarados, dhe Aris Maldonadon. Të dy, besohet se kanë qenë personat e fundit që kanë parë ato para se të zhduken. Ndryshe, Hondurasi, zë vendin e parë në botë për akte dhune dhe krimi. www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||