VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

6 MINUTA E 7 SEKONDA ZHURMË DHE HESHTJE PËR MANDELËN

E Shtunë, 11.29.2014, 07:42pm (GMT1)



Qeveria e Afrikës së Jugut do të udhëheqë disa minuta të zhurmës dhe të heshtjes, në përvjetorin e parë të vdekjes së ish-presidentit Nelson Mandela.

Të premten e ardhshme (5 dhjetor) bëhet një vit prejse Mandela, fitues i Çmimit Nobel për Paqe, ka ndërruar jetë.

Fondacioni Nelson Mandela ka thënë se ngjarja, e udhëhequr nga zëvendëspresidenti Cyril Ramaphosa, do të nisë me tre minuta e shtatë sekonda zhurmë, duke përdorur "këmbana, instrumente dhe vuvuzela", dhe do të ndiqet me tre minuta heshtje.

Ky fondacion ka thënë se koha prej 6 minutash e 7 sekondash simbolizon 67 vjetët që Mandela ka kaluar në shërbim të njerëzimit.

Fondacioni u ka bërë thirrje shkollave, vendeve të lutjeve dhe individëve që të marrin pjesë në përkujtim.

Mandela është ikonë e luftës kundër Aparteidit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.