(UPDATED) OSBE DËNON ARRESTIMIN E GAZETARES SË REL-it - HUMAN RIGHTS WATCH: LIRONI MENJËHERË GAZETAREN!
E Premte, 12.05.2014, 11:24pm (GMT+1)
HUMAN RIGHTS WATCH: LIRONI MENJËHERË GAZETAREN
"Khadija Ismayilova është një lajmëtare e papërshtatëshme dhe arrestimi i saj bëhet si përpjekje e qeverisë së Azerbaxhianit për të ndaluar zërat dhe bërë që të heshtin zërat kundërshtues," tha Giorgi Gogia, studiues i Kaukazit Jugor në Human Rights Watch. "Ajo duhet të lirohet menjëherë."
OSBE DËNON ARRESTIMIN E GAZETARES SË REL-it -
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka dënuar arrestimin e gazetares hulumtuese, Khadija Ismayilova, e cila kontribuon për Shërbimin e Azerbajxhanit të Radios Evropa e Lirë.
"Arrestimi i Ismayilovas nuk është asgjë tjetër pos një frikësim i orkestruar, i cili është pjesë e një fushate të vazhdueshme për të heshtur zërat e lirë dhe kritikë", ka thënë përfaqësuesja për media e OSBE-së, Dunja Mijatoviq.
"Unë e përsëris thirrjen time për autoritetet e Azerbajxhanit që të ndalojnë këtë praktikë, e cila është e dëmshme për lirinë e medias", ka shtuar Mijatoviq.
Ismayilova është dënuar nga një gjykatë në Baku me dy muaj paraburgim, nën akuzat se ka nxitur një person të bëjë vetëvrasje.