SHBA- Presidenti Barack Obama është dërguar në spital për të bërë një kontroll pasi është ankuar për dhimbje të fytit, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
Obama ka pasur probleme me fytin duke shtyrë mjekun e tij, Ronny Jackson, që të këshillonte Presidentin për të shkuar në spitalin Walter Reed National Military Medical Center në Bethesda të Marylandit.
Mediat amerikane nënvizojnë se është e rrallë që Presidenti të vizitohet në një spital jashtë rezidencës presidenciale.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se presidenti Obama është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nuk ka asgjë serioze.