Presidenti amerikan, Barak Obama dhe Princi William i Britanisë
Princi William i Britanisë së Madhe, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë ku është takuar me presidentin amerikan, Barak Obama.
Të dy burrat, krah për krah, janë ulur në zyrën ovale mëngjesin e sotëm dhe para gazetarëve kanë shfaqur komplimentet për njëri tjetrin, por nuk kanë dhënë deklarata për media.
Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate, kanë arritur në Nju Jork gjatë të dielës për të realizuar vizitën e parë zyrtare në SHBA që nga viti 2011.
Princi William ka udhëtuar me bashkëshorten e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe për të mbajtur një fjalim në selinë e Bankës Botërore në lidhje me trafikimin e kafshëve të egra.
Presidenti Obama, e ka takuar çiftin mbretëror gjatë udhëtimeve të tij të mëhershme në Britani.