VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
VDES DEPUTETI GJERMAN ANDREAS SCHOCKENHOFF E Hënë, 12.15.2014, 07:12pm (GMT1) ![]() Andreas Schockenhoff - foto nga viti 2007 Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Schockenhoff, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Deutsche Welle raporton se ai ka vdekur nga shkaqe natyrore. Schockenhoff, deputet nga Unioni Demokristian, ka qenë insistues i kërkesave gjermane për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit nga Serbia, e cila parasheh normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në Facebook se Schockenhoff "ishte i njohur për përkushtimin e tij ndaj afirmimit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe forcimin e integritetit territorial të Kosovës". www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |