Avokati i saj, Mark Feigin, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se ajo është vendosur në qeli për shkak të grevës që ajo e ka mbajtur tash e një muaj.
Savchenko është zënë nga separatistët pro-rusë më 18 qershor në Luhansk që gjendet në lindje të Ukrainës, ndërsa është burgosur në muajin korrik.
Autoritetet ruse e kanë akuzuar atë për vdekjen e dy gazetarëve rusë, të cilët janë vrarë gjatë mbulimit të konfliktit në Ukrainë.
Ajo i mohon akuzat dhe thotë se transferimi saj në Rusi është i paligjshëm.
Avokati ka njoftuar se Savchenko e cila kundër vullnetit të saj i është nënshtruar testeve në një spital psikiatrik, është gjetur e aftë mentalisht për të dalë para gjykatës.