VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PILOTJA UKRAINASE DËRGOHET NË QELI TË BURGUT NË MOSKË E Premte, 01.09.2015, 05:15pm (GMT1) Pilotja ukrainase, Nadiya Savchenko, është vendosur në qeli në një qendër të paraburgimit në Moskë. Avokati i saj, Mark Feigin, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se ajo është vendosur në qeli për shkak të grevës që ajo e ka mbajtur tash e një muaj. Savchenko është zënë nga separatistët pro-rusë më 18 qershor në Luhansk që gjendet në lindje të Ukrainës, ndërsa është burgosur në muajin korrik. Autoritetet ruse e kanë akuzuar atë për vdekjen e dy gazetarëve rusë, të cilët janë vrarë gjatë mbulimit të konfliktit në Ukrainë. Ajo i mohon akuzat dhe thotë se transferimi saj në Rusi është i paligjshëm. Avokati ka njoftuar se Savchenko e cila kundër vullnetit të saj i është nënshtruar testeve në një spital psikiatrik, është gjetur e aftë mentalisht për të dalë para gjykatës. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |