VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
HEROI I PARISIT - SHITËSI MYSLIMAN QË SHPËTOI 6 PENGJE E Hënë, 01.12.2015, 11:57am (GMT1) ![]() Pak orë pasi mbaroi makthi i rrëmbimit në supermaketin në zonën e "˜Porte de Vincennes' në Paris, kanë nisur të tregohen edhe orët e tmerrit nga protagonistët. Mes tyre ka qenë edhe 24-vjeçari Lassana Bathily, emigrant nga Mali dhe me besim mysliman, i cili ka qenë i punësuar në supermarketin e marrë peng. Por për personat që ishin brenda supermarketit ai është përshkruar si hero, pasi arriti të fshihte dhe shpëtonte 6 prej pengjeve. Sipas rrëfimit të një pengu për BfmTv, në momentin që rrëmbyesi Amedy Coulibaly hyri në supermarket duke qëlluar, shitësi mysliman e kuptoi që rrezikoheshin klientët. Ai vendosi të ndihmojë kë pati mundësi duke i fshehur nëpër dhomat frigoriferike të dyqanit. Ka fikur dritat dhe impiantet e ftohjes. Madje ka qenë ai i pari që ka telefonuar policinë për marrjen peng të supermarketit. Në fund të orëve të tëra në robëri, ishin 6 klientët që e kanë përqafuar dhe falënderuar të riun. Ai është kthyer tashmë në hero dhe simbol në Paris. Në Twitter www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |