PLAGOSET RËNDË LIDERI I ISIS-it ABU BAKR AL BAGHDADI
E Mërkurë, 01.21.2015, 04:26pm (GMT+1)
Abu Bakr al-Baghdadi, i vetë-shpallur kalif i Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, është lënduar në një sulm ajror në Irak në veri të qytetit al-Qa'im në kufi me Sirinë.
Lajmin e ka konfirmuar Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi.
"Shpëtimi i tij ishte një mrekulli", tha Abadi, i cili njoftoi se Baghdadi tani është 'zhvendosur në një lokacion tjetër'.
Lideri i ISIS sipas tij 'shumë kohë rri edhe në Mosul, por se kohën më të madhe e kalon në Siri dhe Irak'.