VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PLAGOSET RËNDË LIDERI I ISIS-it ABU BAKR AL BAGHDADI E Mërkurë, 01.21.2015, 04:26pm (GMT1) ![]() Abu Bakr al-Baghdadi, i vetë-shpallur kalif i Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, është lënduar në një sulm ajror në Irak në veri të qytetit al-Qa'im në kufi me Sirinë. Lajmin e ka konfirmuar Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi. "Shpëtimi i tij ishte një mrekulli", tha Abadi, i cili njoftoi se Baghdadi tani është 'zhvendosur në një lokacion tjetër'. Lideri i ISIS sipas tij 'shumë kohë rri edhe në Mosul, por se kohën më të madhe e kalon në Siri dhe Irak'. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |