Ky
është momenti emocionues kur 87 vjeçari Joshua Kaufman i cili ka
mbijetuar Holokaustit përshëndet pas 70 viteve Heroin e tij i cili e
liroi nga nazistët, amerikanin Daniel Gillespie. "Kam gjithçka në jetë
për shkak të tij. Të dua shumë" , i ka thënë Kaufman Gillespiet.
Ata janë takuar pas 70 viteve në
plazhin e Huntingonit në Kaliforni. E quditshmja e tërë kësaj historie
është se të dy kanë jetuar vetëm një orë larg njëri tjetrit dhe
asnjëherë nuk e kishin ditur.
Gillespie ishte një qitës me mitraloz në divizionin e 41-të, kishte
shkuar në bllokun 11, kompleksin e famshëm që Nazistët e kishin ndërtuar
në vitin 1933. Derisa ishte çlriuar ai kamp aty ishin vrarë më shumë se
35 mijë persona në mënyra të ndryshme.
Ekzekutime, duke vdekur urie, eksperimente mjeksore, duke punuar dhe duke u rrahur deri në vdekje.
Personi i parë që Gillespie kishte parë në atë kamp ishte hebreu hungarez, Kaufman.
Ai ishte fshehur në një pjesë të kampit së bashku me të burgosur të tjerë duke mos e ditur që ushtarët tani ishin amerikan
. "Kur e kam parë flamurin e bardh duke u valvitur e kam kuptuar se
tortura kishte përfunduar. Kur amerikanët thyen dyert, zemra ime u shkri
e tëra", rrëfen Joshua./Zeri/