VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RUSIA REFUZON LIRIMIN E PILOTES NADIYA SAVCHENKO

                                                                                      

E Enjte, 01.23.2025, 02:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
RUSIA REFUZON LIRIMIN E PILOTES NADIYA SAVCHENKO

E Hënë, 01.26.2015, 01:19pm (GMT+1)


Pilotja ukrainase Nadiya Savchenko


Dhoma e Ulët e parlamentit të Rusisë e ka hedhur poshtë kërkesën e presidentes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për lirimin e pilotes ukrainase, Nadiya Savchenko, e cila po mbahet në një burg në Rusi.

Presidentja, Anne Brasseur, gjatë javës së kaluar ka kërkuar nga kryetari i dhomës shtetërore ruse, Sergei Naryshkin, që të ndihmoj në lirimin e pilotes ukrainase, shënderi i së cilës është përkeqësuar pas mbajtjes së grevës nga ana e saj për më shumë se një muaj.

Sergei Naryshkin pas një takimi që e ka zhvilluar me Anne Brasseur, ka thënë se fati i Savchenkos, varet nga gjykata ruse.

"Vetëm gjykata mund të vendos në lidhje me këtë. Nëse vërtetohet se ajo nuk ka faj, ajo do të lirohet", ka thënë Sergei Naryshkin.

Savchenko akuzohet për përfshirjen e saj në vrasjen e dy gazetarëve rusë të cilët po e mbulonin krizën në Ukrainën lindore.

Ajo është kapur nga seperatistët në muajin qershor ndërsa në korrik është transferuar në Rusi.

Savchenko gjatë zgjedhjeve të mbajtura në tetor në Ukrainë, e ka fituar një ulëse në parlament ndërsa Yulia Tymoshenko, pati thënë në nëntor se Savchenko do të jetë njëra nga përfaqësueset e Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUJTIME NGA AUSCHVITZI - 'KAM REFUZUAR TË VDES' (01.26.2015)
MEDIAT - VRITET KOMANDANTI I SHQIPTARËVE NË SIRI LAVDRIM MUHAXHERI (01.26.2015)
CILI ËSHTË ALEXIS TSIPRAS? (01.26.2015)
SHKUP - ARRESTOHET ISH SHEFI I SHËRBIMIT SEKRET SHTETËROR (01.25.2015)
50 VJET NGA VDEKJA E CHURCHILLIT (01.25.2015)
NDAHET NGA JETA MBRETI I ARABISË SAUDITE (01.23.2015)
RRËNQETHËSE - 87 VJEÇARI QË I SHPËTOI HOLOKAUSTIT PËRSHËNDET SHPËTIMTARIN E TIJ (01.22.2015)
PLAGOSET RËNDË LIDERI I ISIS-it ABU BAKR AL BAGHDADI (01.21.2015)
PAPA - 'FAMILJET E MËDHA JANË DHURATË E ZOTIT' (01.21.2015)
DITA E MARTIN LUTHER KINGUT (01.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2025  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]