Kisha e Anglisë e ka shenjtëruar për herë të parë një pshkope femër.
Libby Lane është emëruar peshkope para më shumë se 1 mijë personave, gjatë një ceremonie të mbajtur në katedralën York në veri të Anglisë.
Ceremonia dy-orëshe është ndjekur nga kryepeshkopi, Justin Welby, i cili është edhe udhëheqësi shpirtëror i Kishës së Anglisë.
Kisha e Anglisë e ka miratuar legjislacionin në nëntor, sipas të cilit i lejon gratë në pozitën e peshkopes.
Kjo shihet si nëna e kishës Anglikane e cila ka rreth 85 milinë ndjekës.
Kishat Anglikane në vendet si Shtete të Bashkuara, Kanadaja dhe Australia, kanë emëruar tashmë gra peshkope.