VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUSH ËSHTË PANOS KAMENAS DHE GREKËT E PAVARUR?

                                                                                      

E Premte, 12.06.2024, 05:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
KUSH ËSHTË PANOS KAMENAS DHE GREKËT E PAVARUR?

E Mërkurë, 01.28.2015, 12:32pm (GMT+1)


    Lideri i Grekëve të Pavarur, që dëshiron të anulojë borxhin dhe akuzon hebrenjtë se paguajnë më pak taksa. "Problemi i madh i qeverisë së Samarasit pati deklaruar kohët e fundit lideri i ANEL, Panos Kamenos -është se po merr urdhëra nga zonja Merkel, dhe nuk sillet si të ishte një qeveri e një shteti sovran. Nuk është e mundur, që vendi ku demokracia ka lindur, të qeveriset me e-mailet që vijnë nga Berlini"


Kush janë "Grekët e Pavarur", partia që sapo ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë e majtë radikale të Aleksis Ciprasit, vetëm disa orë pas përfundimit të votimeve? Është një formacion i krijuar kohët e fundit, në dhjetor të vitit 2012, pas një çarjeje të madhe në Demokracinë e Re, partia e qendrës së djathtë së kryeministrit në largim Antonis Samaras.

Shkëputja ndodhi sepse ANEL, akronimi i lëvizjes, nuk pranoi politikat shtrënguese të imponuara nga trojka ndaj Athinës. "Problemi i madh i qeverisë së Samarasit pati deklaruar kohët e fundit lideri i ANEL, Panos Kamenos është se po merr urdhëra nga zonja Merkel, dhe nuk sillet si të ishte një qeveri e një shteti sovran. Nuk është e mundur, që vendi ku demokracia ka lindur, të qeveriset me e-mailet që vijnë nga Berlini".

Kamenos, 49-vjeç, i martuar me 4 fëmijë, është një ekonomist i njohur për stilin e tij agresiv. Ka një CV të pasur, ku spikat diploma e marrë në ekonomi në Universitetin e Lionit në Francë dhe shkolla e menaxhimit në Zvicër. Ai e krijoi fillimisht lëvizjen nëpërmjet rrjetit social "Facebook" dhe është cilësuar gjithmonë një regenat, nga ana e elitës politike greke.

Në parlamentin e fundit udhëhiqte një grup prej 20 deputetësh, ndërsa në të riun pas zgjedhjeve të së dielës do të ketë vetëm 13, pra 7 më pak. Një numër, megjithatë i mjaftueshëm për t'i siguruar Ciprasit, një shumicë të rehatshme absolute me 162 deputetë, nga 300 që ka gjithësej parlamenti grek.

Pak ditë më parë, Kamenos do të deklaronte se borxhi grek duhet t'i nënshtrohet një "auditimi" dhe më pas pjesa e tij më e "urryer" duhej anuluar, u pëlqen apo jo kreditorëve. "Evropa tha ai po qeveriset "nga neo-nazistët gjermanë". Në korrik të vitit 2013, gjatë një vizite në Athinë të ministrit gjerman të Financave, Volfgang Shojble, Kamenos tha: "Për ne, Shojble është një person i padëshiruar. A ia ka rikujtuar dikush vallë se Gjermania ka ende për t'i paguar dëmshpërblime Greqisë që nga Lufta e Dytë Botërore?"

Përtej retorikës parazgjedhore, tanimë jemi dëshmitarë të pozicioneve, që vështirë se do të jetë e lehtë për të pajtuar me BE-në. Dhjetorin e kaluar, po Kamenos tha në një intervistë televizive se hebrenjtë në Greqi gëzonin trajtim preferencial për taksat, duke shkaktuar kësisoj një stuhi reagimesh të ashpra në opinionin publik. Komuniteti Helenik Hebre i etiketoi komentet e tij si një "akt i rëndë anti-semitizmi".

Aleanca e çuditshme me Syriza-n është e njehtësuar nga kundërshtimi i përbashkët i masave të kursimit dhe kërkesa për të rinegociuar marrëveshjen e ndihmës me BE-në.

Për momentin pak rëndësi ka, që mbi çështje të tjera të tilla si emigracioni apo të drejtat civile, të dyja palët ndajnë qëndrime krejt të kundërta, me ANEL-in që dëshiron një politikë të kontrolleve të rrepta kufitare dhe Syriza-n, që shfaqet mjaft e favorshme ndaj solidaritetit për popujt e botës së tretë. Megjithatë, lind pyetja sesa mund të zgjasë një qeveri kaq pak kohezive, në çështje të caktuara.

"Ka shumë dyshime
vëren një analise e think-tankut "Open Europe"- në lidhje me qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e një koalicioni mes Syriza-s dhe "˜Grekëve të Pavarur". Në Parlamentin Evropian, "Grekët e Pavarur" janë aleatë me Dejvid Kameronin e Partisë Konservatore Britanike, në grupin evropian të konservatorëve dhe reformatorëve, i cili ka një pozicion anti-federalist dhe deri diku eurosceptik mbi të ardhmen e BE-së. Notis Marias nga ANEL-i është aktualisht nënkryetar i këtij grupi.

Bota.al

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EMËROHET PESHKOPJA E PARË FEMËR NË ANGLI (01.26.2015)
NDAHET NGA JETA KËNGËTARI DEMIS ROUSSOS (01.26.2015)
LIROHEN NGA BURGU DY DJEMTË E HOSNI MUBARAKUT (01.26.2015)
RUSIA REFUZON LIRIMIN E PILOTES NADIYA SAVCHENKO (01.26.2015)
KUJTIME NGA AUSCHVITZI - 'KAM REFUZUAR TË VDES' (01.26.2015)
MEDIAT - VRITET KOMANDANTI I SHQIPTARËVE NË SIRI LAVDRIM MUHAXHERI (01.26.2015)
CILI ËSHTË ALEXIS TSIPRAS? (01.26.2015)
SHKUP - ARRESTOHET ISH SHEFI I SHËRBIMIT SEKRET SHTETËROR (01.25.2015)
50 VJET NGA VDEKJA E CHURCHILLIT (01.25.2015)
NDAHET NGA JETA MBRETI I ARABISË SAUDITE (01.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]