AKTIVISTI PRO-UKRAINAS REAGON PAS SHFAQJES SË SOPRANOS RUSE
E Premte, 01.30.2015, 10:25pm (GMT+1)
Sopranoja ruse, Anna Netrebko
Pas përfundimit të koncertit të sopranos ruse Anna Netrebko, në sallën e operave Metropolitan në New York, një protestues është ngjitur në skenë me një parullë në duar duke e kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin.
Aktivisti pro-ukrainas, Roman Torgovitsky, me parullën e mbajtur e ka shfaqur zemërimin e tij për ndikimin e Rusisë në ngjarjet në Ukrainë.
Netrebko është kritikuar gjatë vitit të kaluar pasi u shfaq në publik së bashku me udhëheqësin e separatistëve pro-rusë në Ukrainë, Oleg Tsaryov.
Torgovitsky i cili e mbante në duar fotografinë e presidentit Vladimir Putin të ilustruar në atë mënyrë që ai ngjan me Adolf Hitlerin, u arrestua pas performancës së tij.rel