PETICION PËR LIRIMIN E RUSES SË AKUZUAR PËR TRADHTI
E Hënë, 02.02.2015, 10:12am (GMT+1)
Svetlana Davydova
Më shumë se 22,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion, duke i kërkuar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të lirojë nga parabargimi Svetlana Davydovan, nënë e shtatë fëmijëve, e cila është akuzuar për tradhti.
Peticioni, i publikuar në ueb-faqen e gazetës Novaya Gazeta, thotë se Davydovas duhet t'i lejohet kthimi në shtëpi.
Davydova ndodhet në qeli qysh në fund të janarit.
Është thënë se në muajin prill, ajo i ka telefonuar Ambasadës së Ukrainës në Moskë, duke i thënë se një bazë ushtarake pranë shtëpisë së saj është zbrazur dhe se trupat mund të jenë vendosur në Ukrainë.
Nëse gjykohet dhe shpallet fajtore, Davydova mund të dënohet me 20 vjet burgim.rel