| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
ISH SHEFI I FMNsë DËSHMON NË RASTIN KUNDËR TIJ E Martë, 02.10.2015, 04:14pm (GMT1) ![]() Dominique Strauss-Kahn Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, dëshmon sot para gjykatës në qytetin Lille të Francës. Ai akuzohet se ka ndihmuar në kontraktimin e punëtoreve të seksit në një hotel të Lilles. Derisa ka arritur në gjykatë, gratë e grupit feminist Femen kanë protestuar pranë makinës së tij. Kahn ka pranuar se ka marrë pjesë në festa seksi, por ka thënë se nuk e ka ditur se gratë janë prostituta. Edhe pse përdorimi i prostitutave nuk është i paligjshëm në Francë, furnizimi ose ndihma në furnizimin e tyre është e paligjshme. Prokurorët janë cituar duke thënë se Khan, 65 vjeç, ka luajtur rol të rëndësishëm në lehtësimin e orgjive dhe e kanë përshkruar atë si "mbret të festave". Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në 10 vjet burgim dhe me gjobë prej 1.5 milion eurosh. Stauss-Kahn ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të FMN-së pasi është akuzuar për përpjekje për të përdhunuar një punonjëse hoteli në Nju Jork, më 2011. Akuzat për këtë rast janë hedhur poshtë.rel www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||