Qeni Medo është në telashe për shkak të lehjeve.
Fqinja e tij në një fshat verior të Kroacisë ka arritur të sigurojë një urdhër të përkohshëm gjykate, me të cilin Medos i ndalohet të lehë natën.
Në të kundërtën, pronari i tij, Anton Simunoviq, duhet të paguajë gjobën prej 2,800 eurosh.
Qeni 3 vjeç tani mbahet i mbyllur në hangar nga ora 8 e mbrëmjes deri në orën 8 të mëngjesit.
Rasti i Medos ka nxitur interesim të madh në rrjetet sociale në rajon.
Më shumë se 30 mijë veta i janë bashkuar një faqeje në Facebook për të mbështetur qenin e akuzuar.