UASHINGTONI KONFIRMON VDEKJES E AMERIKANES - PENG I ISIS
E Mërkurë, 02.11.2015, 07:29am (GMT+1)
Një amerikane që mbahej peng në Siri ka vdekur, konfirmuan sot zyrtarët amerikanë dhe familja e saj, katër ditë pasi militantët e Shtetit Islamik thanë se një sulm ajror i koalicionit vrau punonjësen e ndihmave.
Pretendimet u shfaqën në internet javën e kaluar se një sulm ajror jordanez goditi ndërtesën ku 26 vjeçarja Kayla Mueller besohet se mbahej në qytetin Raka në Siri. Zyrtarët jordanezë, amerikanë dhe të tjerë kishin ngritur pyetje rreth pretendimit, dhe rrethanat e vdekjes së saj mbeten të panjohura.
Zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë Bernadette Meehan tha se familja e zonjës Mueller morri një mesazh privat nga pengëmarrësit e saj gjatë ditëve të fundit me informacione shtesë që verifikon më tej lajmin për vdekjen e saj, që u dha fillimisht përmes internetit javën e kaluar.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest u tha gazetarëve se zyrtarët amerikanë të zbulimit nuk kishin vlerësim specifik rreth shkakut të vdekjeS pas rishikimit të informacionit.