KAJRO - SOT NIS RIGJYKIMI PËR GAZETARËT E AL-JAZEERAS
E Hënë, 02.23.2015, 09:48am (GMT+1)
Gazetarët: Mohammed Fahmy dhe Baher Mahmoud
Rigjykimi i dy gazetarëve të Al-Jazeeras, të cilët janë arrestuar në dhjetor të vitit 2013, pritet të nis sot në Egjipt.
Shefi i zyrës, Mohamed Fahmy dhe producenti egjiptian, Baher Mohammed, do ta kenë sot seancën e parë të rigjykimit në një gjykatë në Kajro.
Të dytë janë duke u mbrojtur në liri ndërsa janë liruar disa javë më parë nga burgu, pas më shumë se 400 ditë të qëndrimit prapa grilave.
Të dy gazetarët akuzohen se kanë qenë pjesë e një grupi terrorist dhe kanë publikuar pamje në dëm të sigurisë së Egjiptit.
Kolegu i tyre, australiani Peter Greste, është deportuar në Australi më 1 shkurt.rel