TERRORISTI NORVEGJEZ BREIVIK - JA PSE I URREJ SHQIPTARËT
E Premte, 02.27.2015, 03:32pm (GMT+1)
Andreas Breivik, terroristi norvegjez që ua mori jetën 77 personave në vitin 2011, kryesisht të rinj, ka një urrejtje të madhe për shqiptarët.
Në dosjen e tij, përshkruhet se si Breivik ka një urrejtje të theksuar për shqiptarët dhe nëse do të ishte për të do t'i zhdukte të gjithë shqiptarët që jetojnë në shtetin skandinav.
"Në vitin 1995, një shqiptar nga Kosova i cili jetonte në Skøyen, në stacionin e trenit ka rrahur shokun tim më të ngushtë, çka do të thotë se ai ishte një mysliman kriminel. Arsyeja e rrahjes së mikut tim ishte se ai e kishte lajmëruar kosovarin para organeve për qëndrimin ilegal në Norvegji", ka thënë terroristi.
Ndërsa shton edhe një rast të dytë: "Në vitin 2003 po ashtu në qytetin Skøyen një shqiptar nga Kosova bënte terror ndaj popullatës, ku i njëjti shqiptar la në komë vëllanë e mikut tim duke goditur atë me shqelma në kokë".
Për Breivik, Kosova është qendër e radikalizmit islamik dhe se ajo më parë është populluar nga katolikët (60% e saj), ndërsa sot aty jetojnë më shumë myslimanë.