Lee Kuan Yew, burrështetasi që ka transformuar Singaporin nga një qytet i vogël port në një qendër të pasur globale, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.
Si kryeministër i qytet-shtetit për 31 vjet, ai është cilësuar si arkitekti i përparimit të Singaporit.
Megjithatë, Yew është kritikuar për udhëheqje autoritare.
Gjatë sundimit të tij, liria e fjalës ka qenë shumë e kufizuar dhe kundërshtarët politikë kanë qenë në shënjestër të gjykatave.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se është "shumë i pikëlluar" me vdekjen e tij.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka përshkruar atë si "gjigant të historisë".