VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
VDIQ THEMELUESI I SINGAPORIT E Hënë, 03.23.2015, 11:53am (GMT1) ![]() ![]() Lee Kuan Yew, burrështetasi që ka transformuar Singaporin nga një qytet i vogël port në një qendër të pasur globale, ka vdekur në moshën 91-vjeçare. Si kryeministër i qytet-shtetit për 31 vjet, ai është cilësuar si arkitekti i përparimit të Singaporit. Megjithatë, Yew është kritikuar për udhëheqje autoritare. Gjatë sundimit të tij, liria e fjalës ka qenë shumë e kufizuar dhe kundërshtarët politikë kanë qenë në shënjestër të gjykatave. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se është "shumë i pikëlluar" me vdekjen e tij. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka përshkruar atë si "gjigant të historisë". www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |