RASTI MENENDEZ DHE NDIKIMI I TIJ NË POLITIKËN AMERIKANE
E Hënë, 04.06.2015, 02:59pm (GMT+1)
Senatori i Shteteve të Bashkuara, Robert Menendez, një zë i spikatur për çështjet e Iranit, Ukrainës, Rusisë dhe Armenisë, është bërë senatori i parë amerikan që përballet me akuza kriminale qysh nga viti 2008.
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njofrtuar më 1 prill se Menendez akuzohet për shkelje të shumta që lidhen me korrupsionin.
Por, cilat janë saktësisht akuzat kundër tij dhe çfarë mund të thotë rasti për politikën e jashtme amerikane?
Juria e Madhe, një grup prej 12 personash që shqyrton dëshmitë kundër një personi të caktuar, ka akuzuar Menendezin për përdorim jokorrekt të zyrës, për t'i sjellë përfitime donatorit politik dhe mikut të tij, Salomon Melgen, mjek i syve nga Florida.
Senatori përballet me 14 akuza për korrupsion, përfshirë ryshfet, konsipracion dhe deklarata të rreme. Melegen është akuzuar po ashtu.
Padia 68-faqeshe akuzon Melegenin se i ka siguruar Menendezit pushime luksoze, fluturime dhe qëndrime në hotele, si dhe ka kontribuar në fondin ligjor të mbrojtjes të Menendezit.
Padia thotë se në këmbim të këtyre favoreve, Menendez u ka ndimuar të dashurave të huaja të Melegenit në aplikimet për viza amerikane, ka ndërhyrë në një mosmarrëveshje federale për kujdesin shëndetësor në emër të mjekut dhe ka ndihmuar në mbrojtjen e një kontrate me një kompani, në të cilën Melegen ka qenë investitor.
Menendez është ngarkuar me tetë akuza për mitmarrje - secila prej tyre bart dënimin deri në 15 vjet burgim.
Mendendez ka mohuar çdo keqbërje.
Gjatë kohës sa ka qenë në zyrë, ai ka shërbyer si kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ndërsa është bërë anëtar i lartë i këtij Komiteti pasi Republikanët kanë marrë shumicën e Senatit në muajin nëntor.
Menendez i ka bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që të dërgojë armë në Ukrainë, duke thënë se ato janë të rëndësishme për Kievin që të mbrohet nga agresioni rus. Shtëpia e Bardhë, megjithatë, ka refuzuar ta bëjë këtë hap deri më tani.
Menendez po ashtu ka qenë skeptik për bisedimet bërthamore me Teheranin dhe ka qenë sponsoruesi kryesor demokrat i ligjit dypartiak, i cili parasheh një periudhë 60-ditëshe të rishikimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin. Obama ka thënë se do t'i vë veto ligjit.
Menendez është parë po ashtu si mik i Armenisë. Vendlindja e tij, Nju Xhërsi, ka popullatë të konsiderueshme armeno-amerikane. Në vitin 2009, ai ka paraqitur ligjin, i cili i bën thirrje administratës Obama që të njohë si gjenocid vrasjet masive të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore.
Menendez është pajtuar që vullnetarisht të japë dorëheqje nga pozita e lartë në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë. Zyrta e tij, megjithatë, ka thënë se ai do të vazhdojë të ngrejë zërin për çështje të politikës së jashtme.
Edhe kryetari i Komitetit, senatori republikan, Bob Corker, ka thënë përmes një deklarate se pret që Menendez "të vazhdojë të luajë rol konstruktiv" në marrëdhëniet e jashtme.
Senatori demokrat, Benjamin Cardin, do të zëvendësojë Menendezin si anëtar i lartë në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë, ka bërë të ditur zyra e udhëheqësit të pakicës së Senatit, Harry Reid.
Cardin, në përgjithësi, ka mbështetur më shumë politikën e jashtme të Obamës sesa Menendez.
Nëse Menendez duhet të dorëzojë ulësen në Senatin amerikan, guvernatori republikan i Nju Xhërsit, Chris Christie, do të gjejë zëvendësimin për të dhe më pas do të caktojë zgjedhjet speciale për të mbushur vendin.
Beteja ligjore e Menendezit mund të jetë e gjatë dhe e kushtueshme. Fondi i mbrojtjes ligjore që ai ka themeluar në vitin 2014 ka shpenzuar mbi 762 mijë dollarë nga 866 mijë sa ka mbledhur atë vit. rel
www.voal-online.ch
|