VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
HETUESIT - LUBITZ KISHTE BËRË PROVA PËR RRËZIMIN E AVIONIT E Mërkurë, 05.06.2015, 07:44pm (GMT1) ![]() Hetuesit francezë thanë se piloti i dytë që e rrëzoi qëllimisht avionin e kompanisë Germanwings në alpet franceze në mars, kishte bërë prova po atë ditë për ulje të kon trolluar të avionit në një fluturim të mëparshëm. Zgjedhja e "lartësisë alternative" në pilotimin automatik ishte ndryshuar disa herë dhe ishte vendosur deri në 30 metra poshtë ndërsa avioni u ul gjatë fluturimit të parë në Barcelonë, thuhet në raportin e publikuar sot nga autoritetet franceze përgjegjëse për sigurinë e hetimeve në aksidentet apo incidentet në aviacionin civil. Në raportin prej 30 faqesh, hetuesit njoftuan sot se Andreas Lubitz në mënyrë të përsëritur e vendosi avionin në ulje dhe më pas në ngritje gjatë një fluturimi nga Duesseldorfi në Barcelonë. Në raportin e tyre, hetuesit thonë se piloti i dytë ishte mesa duket vetëm në kabinë ashtu si edhe në fluturimin fatal disa orë më vonë. Sipas autoriteteve Lubitz mbylli derën e kabinës duke lënë pilotin e parë jashtë kur ai shkoi të përdorte tualetin, një orë pas nisjes së fluturimit të kthimit nga Barcelona në Dusseldorf. Ata thanë se Lubitz në pas e vendosi avionin e tipit Airbus A320 në një ulje të detyruar, duke injoruar kërkesat e pilotiti për të hapur derën e kabinës, thirrjet e të cilit mund të dëgjoheshin në kutitë e regjistrimit të zërit. za www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |