VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
LIROHET KHADR - DIKUR I BURGOSURI MË I RI NË GUANTANAMO E Enjte, 05.07.2015, 07:27pm (GMT1) ![]() Kanadezi Omar Khadr, që dikur ishte i burgosuri më i ri në Guantanamo, para se të transferohej në një burg në Alberta në vitin 2012, është liruar sot me kaucion derisa ai e ka dërguar në apel dënimin për vrasje nga një gjykatë ushtarake amerikane. Lajmi i dhënë nga Reuters, mbështetët në një raport të Televizionit Publik Kanadez (CBC). Një gjykatës kanadez ka vendosur që Khadr, i cili kapur në Afganistan kur i kishte 15 vjeç dhe që ishte deklaruar fajtor për vrasjen e një ushtari amerikan, mund të lirohet me kaucion. Ky vendim e hedh poshtë kërkesën e qeverisë federale që ai të mbahet në burg. rel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |