U shua Soks, "Macja e Parë" e Familjes Klinton E Djelë, 02.22.2009, 10:14am (GMT+1)
Voal-online- U shua Soks (Socks), macja me njolla të zeza e të bardha e cila në krah të familjes Klinton ishte bërë "Macja e parë" më e dashur e Amerikës. Me ardhjen e saj në Shtëpinë e Bardhë kishte thyer një tabu, pasi të gjithë presidentët e mëparshëm në vend të maceve mbanin qenë. Në këtë kontekst macja Soks e kishte revolucionarizuar traditën e deriatëhershme presidenciale. Tani Soks nuk është më. Ajo kishte qenë kohë e sëmurë dhe u shua kur ishte 18 vjeç. "Soks na ka dhuruar shumë lumturi për vite të tërë Çelsit dhe ne, dhe ka qenë e dashur për fëmijët dhe ata që duan macet. Prandaj i jemi mirënjohës", ka deklaruar familja Klinton, Bill dhe Hillari, në një komunikatë për shtyp.