"Sopranot. Sa herë tek udhëtonin nëpër botë, njerëzit viheshin në radhë për t'i dëgjuar ata që tregonin histori me mafiozë të vërtetë, të cilat ata i njihin nëpërmjet serialeve televizive. Edhe kjo dukuri ndihmon." Roberto Saviano bën shaka deri në një fare pike mbi njërin prej motiveve që mund ta shpjegojnë atë që ai e quan "Mrekullia", duke dashur ta përcaktojë kështu sukesin e pabesueshëm të librit Gomorra (dy milonë kopje shitur në Italia e miliona të tjerë jashtë).
PYETJE: Saviano, si ka lindur rasti Gomorra?
ROBERTO SAVIANO: "Tirazhi i parë ishte 5000 (pesë mijë) kopje, përfshirë 500 kopje që iu dërgohen mediave. Pastaj paraqitja televizive nga Daria Bignardi më ka çuar në klasifikim në vendin e dhjetë. E shumë kanë ndikuar botuesit e huaj që e kanë blerë librin para se ta blinin italianët. Një lloj "etiketë cilësie" në tregun tonë të brendshëm."
PYETJE: Pse gjithë ky interesim jashtë?
ROBERTO SAVIANO: "Sepse për këto tema është një pyetje që nuk ka gjetur përgjigje të kënaqshme në publikun ndërkombëtar. Librat italianë mbi kriminalitetin e organizuar janë kryesisht për një publik shumë të ngushtë dhe të kualifikuar ekspertësh. Gomorra ndërkaq iu flet të gjithëve."
PYETJE: Pse është roman? Sa ka ndikuar në suksesin formula e "roman jo trillim"?
ROBERTO SAVIANO: "Kam ndjekur metodën më të rrepte, edhe për t'i shmangur akuzat që sajojnë spekullime. Montazhi, stili janë romaneskë, faktet e treguara janë të gjitha të vërteta. Emrat nuk kanë ndryshuar. Kam qenë në Scampia tetë herë, në libër shndërrohen në një herë të vetme. Historia e rrobaqepësit në realiteti zhvillohet në një muaj, në libër zhvillohet në një ditë të vetme. Por është gjithçka burimore."
PYETJE: Gjithçka është e dokumentuar në aktet gjyqësore?
ROBERTO SAVIANO:"Kur nuk kam dokumente, nuk ngre hipoteza, por kaloj në analiza, si në rastin e përgjegjësisë së politikanëve. Edhe këtu nuk kam dashur të "zhytem në politikë". Unë përshkruar pronarë kriminelë që i ndyejnë proceset politike institucionale, të cilësdo parti që të jenë të përfshirët, kryetarë bashkish e tjerë. E në fakt libri është vlerësuar nga e majta e nga e djathta."
PYETJE: Gomorra, po ashtu edhe filmi, është thënë se "përbalt" imazhin e Italisë.
ROBERTO SAVIANO:"Kjo është një auzë të cilën vërtetë nuk e kuptoj. E them vazhdimisht se problemi është ndërkombëtar, i përbashkët për të gjithë botën. E njëjta sjellje nsaj mafies ekziston në Mumbay, rrëfyer nga Suketu Mehta në Maximum City (botuar nga Einaudi) e në Libanin e Ron Leshem (Trembëdhjetë ushtarët, botuar nga Rizzoli). Para së gjithash, si mund të thuash se ai që e dëmton vendin është ai që i denoncon keqbërjet dhe autorët e keqbërjeve."
PYETJE: Si ka ndryshuar jeta juaj pas këtij libri?
ROBERTO SAVIANO:"Kërcënimet më shtrëngojnë prej tri vitesh të bëj një jetë të përshtirë, pesë veta që më mbrojnë, zhvendosje të papritura vazhdimisht, sulme nga të gjitha anët. E në po këto tri vite kam jetuar atë që një shkrimtar normalisht nuk e jeton në një jetë të tërë. Kam qenë një letrar i bujshëm i vlerësuar nga kritikët, një rast letrat, një autor best seller i parë me dyshim. E kam mundur të takoj dhe të njoh njerëz që ishin pjesë e formimit tim si i ri, një privilegj i madh për mua."
E gjitha ngaqë i keni ndezur reflektorët mbi Casal di Principe, një vend që askush nuk e njihte më parë.
ROBERTO SAVIANO:"Po, por gjëja që i intereson gjithë botës është sepse nëpërmjet krimit tregohet funksionimi i ekonomisë sot. E pastaj sepse nuk ka manekizëm, nuk ka ideologji apo pozicione politike të paramenduara. Në Gomorra flitet për para, për dëshirë që të zaptohet suksesi, për gratë, për pushtet pa rregulla, për jetën dhe vdekjen. Kjo është arsyeja pse unë kam respekt të madh për forcën fetare të fjalës letrare."
Monolog i Savianos në emisionin "Che tempo fa" të Fabio Fazio-s
Një monologo pothuaj teatral, një koleksion i Corriere di Caserta që e quan në një titull "i poshtër" të penduarin, që iu bën lavde heronjsh bosëve lokalë të mafies, miqve të politikanëve. Fotot e djelmoshave të vrarë, atyre të të pafajshmëve të mbuluar me çarçafë, buzëqeshja e një karabinieri njëzetvjeçar masakruar për hakmarrje. Titulli poshtërues "Don Dianna a letto con due donne" (Don Diana në shtrat me dy gra). Don Diana është prifti antimafioz vrarë para pesëmbëdhjetë vjetësh. " Çfarë vendi është ai që i lejon këto gjëra?"
"Heshjta është fajtore edhe sepse nuk lë të kuptosh."
Ka qenë mbrëmja e Roberto Savianos, mysafir i Fabio Fazio-s në emisionin "Che tempo che fa" (Si do të jetë moti). "Mendohet se të jesh i kërcënuar është një kurorë e dhëna nga kamora për një meritë, por nuk është meritë. Nuk është meritë, kërkojnë të më godasin mua, sepse me të tjerët nuk ia arrijnë." Heshtja dhe poshtërimi janë armë të tmerrëshme. E Saviano ka zgjedhur të flasë gjatë e me qartësi të kulluar. Ai vetë është përkufizuar një "operacion mediatik", lindur e përkrahuar, sepse njihen gabimet e kamorrës dhe kuptohet se ato gabime iu përkasin të gjithëve. "Ëndërra" e tij është që lufta kundër kriminalitetit të organizuar të bëhet një modë e vërtetë dhe e mirëfilltë. Është ajo luftë që "botuesit e mëdhenj, televizionet, të gjejnë një pikë të përbashkët, edhe të leverdishme. Pse të mos krijohet një modë?" Shkrimtari ka folur edhe për kërcënimet e kamorra. "Nuk përfytyroja që të shkonte kështu- ka thënë. Mendoja që do të zgjaste pak, janë tre vjet dhe është shumë e rëndë." E tek falënderon "të gjithë ata që më shkruajnë, tek falënderon të gjithë për atë që kanë bërë për mua", përmend fjalët e Kennedy-t kur thoshte "falni gjithmonë, mos harroni kurrë".
"Unë ka thënë Saviano nuk do të harroj kurrë të mirën që më është bërë." Ka falënderuar vendet që e kanë mikpritur, "Spanjën, Parisin, Izraelin, por nuk i ftoj ata që ma kanë mohuar shtëpinë, miqtë, që kanë likuiduar kauzën time a thua se unë këtë gjë e kisha kërkuar." "Më brengos akuza se qenkam pasuruar. Janë lexuesit ata që ma japin mundësinë të jetoj dhe t'i paguaj avokatët." E ka cituar një frazë të Enzo Biagi-t: "Ia ka arritur vërtetë kur ta shtrembërojnë librin tënd dhe të akuzojnë për vjedhje, e unë i kam të dyja." "Kjo betejë nuk është imja, por betejë e shumëve dhe është mirë nëse qoftë një herë ndodh mrekullia që interesat e mëdha ekonomike bazohen në interesat e vendit, që botuesit e mëdhenj të librave, televizioneve bashkohen për ta luftuar kamorrën." Emisioni "Che tempo fa" ka zgjatur në këtë rast deri përtej orës 23. Në pjesën e dytë dy shkrimtarë të mëdhenj si amerikani Paul Auster e izraeliti David Grossman, kanë diskutuar me Savianon duke ia njohur një vlerë të pamasë librit Gomorra: "Është shkruar shumë bukur ka thënë Auster Ka shpërthyer si një bombë dhe i ka detyruar njerëzit në të gjithë botën të shikojnë brenda fenomenit të kamorrës. Edhe shumë të tillë që nuk dinin asgjë ose që mendonin se ishte një gjë lokale italiane."/Elida BUÇPAPAJ