
Më në fund një shqiptar do të luajë në ligën superiore të futbollit amerikan, NFL.
Kristjan
Sokoli, i lindur në Shqipëri është përzgjedhur ( draftuar) nga Seattle
Seahawks ku do të luajë sezonin e ardhshëm, raporton KTV.
Edhe pse deri më tani ka luajtur si mbrojtës me kolegjin e tij Seattle e ka listuar si Guard.
Sokoli është shprehur i entuziazmuar me zgjedhjen duke thënë se dëshiron t'i nderojë shqiptarët.
"Jam shumë mirënjohës. Për mua, kjo ka të bëjë që ta bëjë veten
krenar, familjen time dhe gjithë shqiptarët. Ka shumë shqiptarë që
punojnë shumë, por nuk kanë arritur aq shumë, për shkak të mundësive të
vogla. Për mua, të vij në Amerikë dhe të bekohem me këtë mundësi, më jep
vullnet të punojë shumë për ta bërë krenare familjen time dhe gjithë
popullin shqiptar", ka thënë Sokoli, transmeton koha.net.
Ai ka emigruar në SHBA në moshën 9 vjeçare, pasi që babai kishte shkuar paraprakisht atje.