VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PAIONËT E VARDARIT I GJEJMË KELMENDAS NË LUGINËN E DRINIT Shtegëtimi i paionëve nga liqeni i Shkodrës në luginën e Vardarit Nga RAMIZ LUSHAJ E Enjte, 04.25.2013, 02:58pm (GMT1)
Paioni, pasi e themelton e formaton fisin në rritje të paionëve ilir ndërmori
një rrugëtim të gjatë deri në vijarrjedhën e Vardarit që burimon në Vrutok të
Gostivarit e derdhet në detin Egje dhe shtrihet masivisht përgjatë kësaj ultine
etnike shqiptare, e cila përban dy të tretat e shtetit të sotëm artificial të
Maqedonisë (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë).
Paionët, siç e dokumenton"Historia e Popullit Shqiptar", sëbashku me Dardanët
fqinjë, "në viset e Ballkanit Qëndror ishin dy fiset më të mëdha dhe më të
rëndësishme ilire".[2]
Poeti i përjetshëm Homeri ishte i pari në historinë botërore që tek kryevepra e
përbotshme epike "Iliada" i zdrit kombit shqiptar emnin dhe vendndodhjen e
paionëve ilir; përcakton se jetnonin përgjatë rrjedhës së Vardarit dhe degëve
të tij deri në derdhjen lumore deltore në detin Egje: "prej Aksit me rrjedhë të
gjërë, me ujë shumë të mirë", në një trevë "pjellore dhe të largët", të madhe e
të gjatë, me ngulime qytetëse e fortesa të shumta.
Në shekuj jete paionët ilirë u shtrinë deri kah lugina e Stymonit (lumë në
Bullgarinë e sotme) në kufi me fiset thrake dhe deri tek fiset qëndrestare
ilire: dardanët, penestët e dasaretët. Kur ushtria e perandorit Xerxi i Persisë
(Kserki i Madh, v. 486-485 p.e.s) po marshonte nëpër Therma (Selaniku i sotëm)
në dokumentohet se po "kalonte nëpër territorin e paionëve".[3] Amydon, ma e
hershmja kryeqendër paione, përmendet tek "Iliada" e Homerit, ndoshta
topografon ndokund përgjatë Vardarit nga Shkupi në Selanik. Gërmimet
arkeologjike vlerësojnë se tjetri kryeqytet i mavonshëm, Velesi (Bylazora),
është në rrjedhën e mesme të Vardarit, në afri të Shkupit të sotëm, kryeqytet i
Vilajetit të Kosovës.
Qysh në shek. XIII p.e.s. paionët dokumentohen të bashkalidhun në një krahinë
unike e të pushtetshme teksa shkojnë deri në "Luftën e Trojës", teksa themeluan
federatë [4] (shek.VI-V p.e.s), teksa krijuan mbretërinë Paionia (shek.IV
p.e.s.) tue nistue herët apo të paktën nga v. 358 p.e.s. me mbretin Agis dhe
deri më 180 p.e.s. me mbretin Bastareus.[5]
Demosteni, orator e veprimtar politik i shquar, (v.345 p.e.s) deklaronte:
"Paionët nuk janë mësuar të binden".
Kjo qëndresë vetmohuese e paionasve dëshmohet edhe tek pasardhësit e vet, tek
kelmendasit luftarak, e cila kulmohet në Betejën e Fushë-Dardanisë (1389), në
Luftën Austro-Otomane në Kosovë (1689-1690) dhe në Betejën e Nokshiqit
(1879-1880).
Tribalët, Skordiskët, Pelagonët...
Paionit, sipas mitologjisë, i lindën dy fëmijë: Tribali dhe Skordiski, që u
banë dy fise të mëdha ilire, dy krahina të fuqishme, të cilat u shtrinë në
Kroaci, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë dhe deri në thellësi të Europës si në
Austri, Sllovaki, Hungari, etj., po veçse i kthyen sytë e armët edhe nga jugu,
drejt detit Egje, drejt drejt Paionisë, Maqedonisë antike, etj.
Tribalët (paionas ilirë u shtrinë në jug e në perëndim të lumit Morava (Angrus
e Brongus) etj.[6] Skordiskët ilirë, [7]që formuen Skordiskinë e Madhe dhe Skordiskinë e
Vogël, [8] e kanë emnin të prejardhun nga malet e Sharrit.
Ma përpara se Paionët kryen një shtegtim vertikal drejt Veriut ilirian ishin dy
djemtë e Paionit: Skordisku dhe Tribali, të cilët krijuan zotërimet e tyne dhe
ngritën shtetet e veta në territore etnike pellazgo-ilire. "Sa për fiset ilire,
siç pohon Apiani, këta janë akoma tani të shumta dhe të dëgjuar, siç është e natyrshme
në një vend aq të gjerë; këta banojnë ndër krahinat e gjera të skordiskëve edhe
tribalëve, të cilët nga luftat që patën midis tyre u shkatërruan aq shumë, saqë
nga tribalët mbeti një pakicë fare e vogël, e cila më në fund iku dhe vajti
përtej Istrit në viset e gotëve; kështu pra ky fis që ishte në lulëzim gjer në
kohët e Filipit dhe të Aleksandrit, tani është i shkretë dhe pa emër".[9]
Në ujëvaren homerike ylberojnë vargje për fisin legjendar Paioni "që lindi
Pelagonin, shtizorin e përmendur".[10] Ky ishte një prijës i madh legjendar i
fisit paionas, aqsa madhështia e tij ndër dekada ia dhÃ¥ emnin një fisi të ri e
të fuqishëm: Pelagonët, të cilët formuen një krahinë epokale e me epope:
Pelagonia,[11] si pjesë gjeopolitike e krahinës, federatës, mbretërisë Paionia.
Pelagoni thuhet se i kishte shtatë djemë: Asteropi, Audelioni, Pologu, Pirikmi,
Agi e Riani (binjakë), Almopiani dhe katër vajza: Laeinsa, Doberesa, Derrona,
Tribalda, të cilët formuen fise paione: Pollogi, Agriani (Ag+Riani), Almopiani,
Tribaldët e Aksit, Laeinsejtë, Doberesët e Derronët.
Nga Tribalët, që jetuan me gjak e emën në trevën iliriane paione, është edhe
nana e Skënderbeut, shqiptarja e madhe, Vojsava Tribalda[12] nga dera princore
e Pollogut.[13]
Ashtu si dikur fisi i lashtë paoinias e lindi prijësin e madh Pelagonin edhe
Kelmendi, fis pasardhës modern, e rriti Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin e Kosovës
dardane.
Topografi e lëvizjeve fisnore "brenda shtëpisë së vet"
Përtej Gjirit të Kotorrit në detin Adriatik deri në lartësi malore të rrjedhës
të Limit e Tara dhe deri tek grykderdhja e Vardarit në detin Egje, nga lumi
Morava e Madhe (degët perëndimore dhe jugore) deri tek rrjedha e Vjosës etj.,
në këtë hapësirë gjeo-fizike e etno-historike shtrihet topografia fisnore e
truallit historik të trashëgimtarëve të Illyrius. Në këtë territor etnik
pellazgo-ilir, në kahje të ndryshme, në mijëra vite, ka lëvizë popullsia e tyne
farefisnore.
Enkeleni, vllau i madh i Autariatit, mori rrugën nga vendlindja deri në liqenin
e Ohrit, në trevën e ish mbretit Lykothers.[14] Në vendin e origjinës të atit
të tij, dinastit Kadmi (që erdhi në fronin e Lykothersit pro-toilir) e ringriti
një qytet të madh me emnin Enkelina dhe Ohrin si kryeqendër e mbretërisë së
Enkelenjve (shek. IV-335 p.e.s.).
Taulanti, tjetri vlla i Autariatit, i pesti ndër djemtë e Illyrius, u shpërngul
me të vetët nga vendlindja dhe u vendos diku përgjatë rrjedhës së Vjosës deri
në qytetin antik të Durrësit (Dyrrah) dhe aty u epiqendrue mbretëria e
Taulantëve (335-231 p.e.s.) si vazhdim i asaj të Enkelenjve.
Nga brigje të liqenit të Ohrit në juglindje, në rrjedha të lumit Vjosa deri në
Durrës dhe, ma andejna, në Rizon në afrï të Gjirit të Kotorrit,[15] në këtë
vijë shtegtimi të gjatë ka ndrrue vend administrativo-politik e historik edhe
qendra e mbretnisë gene-njejtë dinastore (me lidhje farefisnore ndërveti) dhe
me emna të ndryshëm: e Enkelejve të dinastisë Bardhyl, [16] e Taulantëve me
mbretin Glakua dhe rikthimi tek mbretëria Ardiane (231-168 p.e.s.) në brigje të
liqenit të Shkodrës e të fushës së Podgoricës.
Guneu, prijësi i Perraibojve pellazgo-ilir, sipas Homerit, mori pjesë në Luftën
e Trojës me 22 anije, në krah të dardanëve, paionëve, etj. [19]
Në gusht të vitit 480 p.e.s. Perraibojt me Enienët morën pjesë në "Betejën e
Termopileve", një luftë e madhe europiane kundër mësymjes luftarake të mbretit
persian, Kserksi I, luftë të cilën grekët e ngrejnë në qiell si fitimtare, po
në fakt ia mbrrini veçse me e vonue pak ditë riardhjen e persëve në tokën
pellazge.
As perribejtë me degëzimin tjetër të tyne: enienët, ndryshe nga enkelenjtë e
taulantët, ndryshe nga paionët, etj. nuk u rikthyen në vise të të parëve të
vet, por qëndruan në troje ku lëshuan rrënjë e lidhën jetë në breza.
Nga bregdeti i Adriatikut të Mesëm (Shkodër apo Podgoricë) apo qendra të
mbretërive të vllaznëve të vet, thuhet se çikat e Illyrius shkuan nuse (Dasara,
Partha, Daorta etj.), të cilat në vendbanimet e reja në brendësi të truallit
historik ilir, në breznitë e veta, formohen fise të fuqishme me emnat e tyne.
Pas mbretërisë së Enkelejve shfaqen si fis i ri i fuqishëm, Dasaretët (Dasara)
që patën ndikim në shtetin ilir të kohës. Në vend të mbretërisë së Taulantëve
del fisi i Parthinëve (Partha). Në pellgun e lumit Neretva në jug të
Bosnje-Hercegovinës, tek zotërimet e Autariatëve, kemi fisin e fortë të
Daorsonëve (Daorta).
Një nga djemtë e Illyrius, Medini, vllai ma i vogël i Autariatit, u nguljetë në
qytetin që mban emnin e tij Medun (Medin) "në një të çarë në mes dy maleve, në
një luginë shumë të gjerë",[20] që përmendet nga autori antik romak, Tit Livi,
si "qytet i labeatëve", një nga vendbetejat e luftës së tretë iliro-romake (v.
167 p.e.s., në kohën e mbretit Gent), një nga tetë qytetet e hershme të Sanxhakut
të Shkodrës. Në këtë vend kah mesjeta formohet edhe fisi autokton shqiptar i
Kuçit (berishas), të cilin e pushtuan përgjakshëm dhe e aneksuan pabesisht e
padrejtësisht princi Danilo i Principatës së Malit të Zi me të vllain, Mirkon
(baba i krajl Nikollës) dhe në vazhdimësi kohore shovinizmi i egër
sllavo-malazez ua ndrruan shqiptarëve të atyshëm trojenik kombësinë dhe fenë
duke i kthye në sllavë ortodoksë.
Në këtë kuptim, të gjitha fiset e këtij territori etno-historik e gjeo-politik,
kanë lëviz brenda "shtëpisë së vet" nga daja te nipi, nga kusherini te
kushërini dhe sado të largëta të jenë kanë shtegtimet (edhe për vendbanime të
reja) ato kanë pasë lidhjet e gjakut në mes dhe kujdesin bestar të
njëri-tjetrit.
Korridori Paion - Dardan
Dardania e Moravës [21] dhe Paionia e Vardarit si regjione fisnore të mëdha
ishin të lidhuna tokë-det nëpërmjet "Korridorit Paion-Dardan" përgjatë luginës
gjeostrategjike dhe fushave pjellore Vardar-Moravë nëpër të cilën kalonte vija
longitudinale komunikative e Siujdhesës Ballkanike deti
Egje-Selanik-Shkup-Nish-Beograd. Nga mijëvjeçari i dytë e deri në shek. XII
p.e.s. ky korridor kishte lëvizje të mëdha dykahëshe në vijën
Trojë-Paioni-Dardani Pas rënies së Trojës pati një ringritje në vitet e
mbretërisë Paione dhe një ulje të pamendueshme në shekujt e parë të erës së re.
Njëherash edhe "Rruga Egnatia" (Kandavia) lidhte Perëndimin me Lindjen nga
qytetet Dyrrahu (Durrësi) e Apollonia (Pojani) tue hipa-zbrit deri në zonën e
liqeneve Lychnidòs (i Ohrit dhe i Prespës së Madhe e të Vogël) e truponte tokat
paione drejt e në bregdetin Egje.
Nëpër këto dy korridore "nga mali në det" e "nga deti në det" lëviznin fiset e
fuqishme ilire si dardanët, paionët, perribejtë, eneinët, lynkistët, dasaretët,
penestët, taulantët, autiariatët, enkelejtë, albanët, etj.
Paionët lëvizjet (i)migruese i kryejnë në udhë vertikale nëpër "Korridorin
Paion-Dardan" duke kthye ma së forti kah Rruga Antike Naisus-Lissus
(Nish-Lezhë), tue pasë një përqëndrim e organizim magnetik ma të madh dhe
zhvillim të lartë ekonomiko-kulturor-ushtarak në Vaspas (VÃ¥-Spas) në rrjedhën e
Drinit të Mesëm, përtej bashkimit të Drinit të Zi të Penestëve me Drinin e
Bardhë të Dardanëve Alpinë.
Paionët dhe Aleksandri i Madh
Leka i Madh lidhjet e gjakut i ka ma të forta me shqiptarët, pellazgo-ilirët e
kohës së vet, sepse është nga Paionia ilire, është shqiptar ilirian.[22]
Fakti i parë:
Këta maqedonasit e përziem etnkisht, me shtet artificial, duan ta përvetsojnë
lekën e Madh, sepse kanë probleme identiteti me vetveten e të tjerët: Bullgaria
nuk ua njeh kombësinë e gjuhën, Serbia nuk ua njeh kishën, Greqia nuk ua njeh
emnin, Shqipëria nuk ua njeh territoret. Rilindja maqedonase ishte një proçes i
gjatë i zgjimit kulturor dhe kombëtar, dhe sipas Enciklopedisë Britanike,
mendohet se ky proçes filloi në shek. XIX, kur edhe u paraqitën librat e
rilindasve të njohur: Joakim Kërçovski, të Kiril Pejçinoviqit (1816) dhe të
Pulevskit (1875).
Askush nëpër glob nuk e thotë se Leka i Madh është sllav, ndaj maqedonasit që e
quajnë veten sipas stinëve politike "sllavo-maqedonas","bullgaro-maqedonas",
maqedonas", nuk mund të jenë njehrash genetikisht edhe"shqiptarë", që të kenë
priviligjin historik si pasardhës të Aleksandrit të Madh. Dijetari i madh,
Straboni[26] te vepra "Gjeografiia"(Vëll.VII) shkruan:"Shqiptarët dhe Maqedonët
flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat sjellje në zakonet e tyre, i presin
flokët njësoj dhe kanë aq gjëra të tjera të përbashkëta sa janë të shumtë ata
që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korfuz".
Kulmi i helenëve:
Fakti i dytë:
Në tanë historinë e tyre kelmendasit e kanë mbajt' Shën Clementin për Shenjt
dhe mbrojtës të fisit, duke ia kushtue njëherit edhe tempujt e lutjes ndër
kisha dhe, bash për këtë arsye madhore hyjnore, i nderonin në mënyrë të veçantë
papët e Romës.[32]
Në dokumenta arkivore mesjetare, te kalaja Clementiana, në vitin 1353, flitet
për një banor të atyshëm:"Gjergji, i biri Gjergj Kelmendit nga Spase (dominus
Georgius fulius Georgii Clementi de Spasso)[36].
"Kelmendi është një fis i lashtë, i cili gjatë invazioneve barbare sllavo-avare
në trojet tona mbeti krejtësisht nëndhê deri në shek. XI (sikurse vetë emri i
popullit shqiptar dhe historia e kishës shqiptare), sepse, siç e dimë,-
nënvizon Dr. Dom Nikë Ukgjinaj [38]- ky fis në rrjedhën e historisë kombëtare
shqiptare, luajti një rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe
atij fetar në Shqipërinë e Veriut". RAMIZ LUSHAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |