Kliçko do të ndeshet në stadiumin e futbollit
E Martë, 04.07.2009, 06:11pm (GMT+1)
Voal-online - Kampioni botëror i boksit Wladimir Klitschko do t'i mbrojë titujt e tij në WBO dhe IBF më 20 qershor në stadiumin e Schalkes kundër anglezit David Haye. Në ndeshjen e tij do të ketë së paku 60 000 shikues. "Unë kam dashur gjithmonë të ndeshem në një stadium futbolli përpara një publiku tejet të madh të luftoj. Tani kjo ëndërr do të bëhet e vërtetë", tha ukrainasi 33 vjeçar, i cili ka 52 fitore dhe tri humbje në karrierën e tij profesioniste, duke shënuar rekord në llojin e vet. "Ne kemi vendosur më në fund të kemi stadiumin e futbollit të Schalkes, kjo është më e mira për ne. Ne duam që publiku ta shijojë ndeshjen drejtpërdrejt në stadium dhe me çmime sa më të volitshme," tha menaxheri i Klitschkos Bernd Bönte. Shitja e biletave fillon më 17 prill. Sfiduesi Haye ka qenë tri herë kampion bote në peshën e mesme, para se të kalonte në peshën e rëndë. Në këtë peshë ai ka arritur nga 23 ndeshje t'i fitojë 22, prej tyre 21 me nokaut. Britaniku 28 vjeçar vitin e kaluar e ka paraqitur veten në revistën "Men's Health" në një fotomontazh ku ai mban kokën e Wladimir Klitschkos në dorën e tij. Klitschko e ka paralajmëruar se kundërshtari i tij më lehtë mund të përfundojë në qiell se ta fitojë ndeshjen.
|