Voal-online - Në një nga ndeshjet më befasuese të Ligës së Kampioneve, Chelsea, pas një barazimi 4:4 kundër Liverpool arriti të kualifikohet në gjysmëfinale ku do të ketë përballë Barcelonën. Traineri Guus Hiddink, nëpërmjet këtij rezultati, është duartrokitut tashmë edhe me statusin e legjendës së Liverpool-it. Duke shkuar në pushim 2:0, pastaj në pjesën e dytë me një rezultat të përmbysur nga Chelsea 3:2, një përmbysje tjetër nga Liverpool me dy gola, vetëm një gol i Frank Lampard në minutën përmbyllëse do të bënte gjithçka të qartë. Llogaritë e pesë herë fitueses së kupës së kampioneve, Liverpool, gjithsesi shkuan keq. Por edhe Chelsea kaloi nëpër vrimën e gjilpërës për të arritur të kualifikohet. Pas një 4:3 drejt të cilit po shkonte përmbyllja e ndeshjes, gati askush nuk priste golin shpëtimtar të 4:4.
Në të njëjtën kohë zhvillohej në Mynih ndeshja ku dilte gjysmëfinalistja tjetër. Pas një rezultati 4:0 në fushën e vet Barcelona nuk do ta kishte vështirë ta ruante kualifikimin përballë Bajernit, me një 1:1.